Misioni i OSBE-ODIHR po mban një konferencë për mediat për të dhënë raportin e parë sa i përket zgjedhjeve të 14 Majit.

“Fushata ka qenë paqësore megjithëse pati edhe sulme të forta verbale nga liderët e partive kundër njëri tjetrit. Përveç disa tubimeve të mëdha fushata ka qenë e qetë. Kandidatët nuk kanë zhvilluar debate por kanë përdorur rrjetet sociale. Lidhja e mediave me partitë politike shkakton ndërhyrje në autonominë editoriale. Përdorimi i pamjeve të përgatitura nga partitë për lajmet është shqetësuese sepse rezulton në reklama politike. Ka pasur edhe sulme ndaj gazetarëve dhe shpifja është një krim i dënueshëm. media nuk ka bërë raportime për zgjedhjet. Ne kemi qenë të shqetësuar për infrastrukturën e qendrave të votimit për personat me aftësi të kufizuara. Shqetësimi unë më i madh është deri në cfarë mase u është bërë presion të punësuarve në administratë.”, tha Glover.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re