Ambasadori i OSBE Bern Borchartd, pas një takimi me studentët e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, deklaroi se po nxit opozitën dhe qeverinë për dialog. Ai shprehu dëshirën që të gjitha palët të marrin pjesë në zgjedhje.

“Po tentojmë në çdo formë që të ketë bisedime. Duam që të gjithë faktorët politik të marrin pjesë në zgjedhje. Është e pamundur për mua që të shikoj të ardhmen se çfarë mund të ndodh në Shqipëri”, deklaroi ambasadori i OSBE.

Sa i përket vjedhjes së votave në zgjedhjet e kaluara të përgjithshme, Borchardt tha se të gjitha partitë kanë pasur përfaqësues në KQZ dhe i kanë njohur zgjedhjet e vitit 2017.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re