Ky vit shënon në Shqipëri një goditje spektakolare kundër korrupsionit në prokurimet publike: Struktura e Posaꞔme Antikorrupsion, (SPAK) arrestoi  3 muaj më parë 18 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë me akuzën e korrupsionit me anë të “shkeljes së barazisë në tenderat publikë, shpërdorimit të detyrës, tjetërsimit të fondeve dhe falsifikimit të  dokumentave”. Zyrtarë të lartë janë dënuar me burgim për korrupsion me tenderat publikë dhe futjen e parave publike në xhepat e tyre.

Por kaq nuk mjafton. Korrupsioni në prokurimet publike është shqetësues. Në një studim të këtij viti, të mbështetur nga Komisioni Europian dhe të realizuar nga SELDI (South-East Europe Leadership for Development and Integrity) ku analizohet mjedisi i korrupsionit në rajon, konstatohet që “në Ballkanin Perëndimor prokurimet publike paraqesin një zonë rreziku të lartë për korrupsion, pasi ato përdoren jo vetëm për të prokuruar mallra dhe shërbime për përfitim publik por shpesh për të transferuar fonde publike në xhepa privatë.”

Gerta Papajorgji, drejtuese e sektorit të Komunikimit, në Kontrollin e Lartë të Shtetit, (KLSH), institucion i pavarur kushtetues që auditon përdorimin e fondeve publike dhe luan një rol vendimtar në identifikimin dhe raportimin e shkeljeve në përdorimin e këtyre fondeve, thotë për DW, se “rreziku për korrupsion në prokurimet dhe kontratat publike është i shumë i lartë”.

Antikorrupsioni në prokurimet publike është i lidhur ngushtë me sektorin privat dhe rolin e tij në rezultatet antikorrupsion.

“Në sektorin privat praktikat e sinjalizimit të korrupsionit janë të rëndësishme në ruajtjen e integritetit. OSBE ka mbështetur në 4 vitet e fundit 350 ndërmarrje private për të zhvilluar kapacitetet për sinjalizimin e korrupsionit dhe mbrojtjen e sinjalizuesve, në bashkëpunim meInspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPI)”, thotë për DW, Arianna Briganti./DW

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re