Ministrja e Arsimit, Evis Kushi nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka komentuar nismën e qeverisë për kontratën 5 vjeçare për studentët e mjekësisë, ku tha se këta të fundit nuk janë të detyruar për ta firmosur por po vendosen para një zgjedhje.

 

Kushi tha se qytetarët kanë nevojë për mjekë, ndaj dhe qeveria ka ndërmarrë këtë nisëm për kontratën dhe nëse nuk firmoset studentët duhet të paguajë tarifën, ku citoi “Do paguajnë koston që do vendoset nga këshilli i ministrave, do jetë vetë universiteti se sa do jetë kosto çdo vit”.

“Do e marrin diplomën por koston do e paguajnë, nëse futet që në vit të parë me mendimin që do ikë në Gjermani, s’ka pse përfiton nga taksat. Asnjë student nuk vendoset para detyrimit, por vitet para zgjidhje ose firmos kontratën ose paguan koston. Do paguajnë koston që do vendoset nga këshilli i ministrave, do jetë vetë universiteti se sa do jetë kosto çdo vit. Duhet të ofrojmë shërbim shëndetësor për qytetarët, ata zgjedhin vetë, diploma do i mbahet atyre që nënshkruajnë,  ky është mekanizmi më i mirë në vazhdën e ndërmarrë deri më tani. Nuk kemi për qëllim ti marrim para studentëve por të ofrojmë shërbim mjekësor, ne nuk e detyrojmë thjesht po i vendosim përpara marrëveshjen”, tha Kushi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re