Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të dërgojë në Itali, për mjekim të specializuar dy elektricistët, që u plagosën gjatë riparimit të nënstacionit në Shkodër.
 
OSHEE njofton se kompania thotë se do të mbulojë të gjitha shpenzimet financiare të dy punonjësve, të cilët do të transportohet ditën e hënë me avion special mjekësor drejt spitalit “Sant Eugenio” të Romës.
 
Po ashtu, OSHEE bën me dije se do të sigurojë ndihma financiare edhe për familjen e elektricistit Sabri Vlinga, i cili humbi jetën ndërsa punonte për riparimin e një defekti në fiderin e Roskovecit.
 
OSHEE do të paguajë plotësisht edhe pagesën e studimeve të vajzës së të ndjerit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re