Përmes një deklarate për mediat, OSHEE njofton se për shkak të një avarie në linjën e Kurum, disa zona të qytetit të Sarandës janë pa energji elektrike.

Në njoftimin zyrtar, saktësohet se zonat që janë pa energji elektrike vijojnë si më poshtë: Çuke, Metoq, Gjashte, Finiq, Bregas, Vrion, Vromero, zona të Delvines,. Livadhja, Konispol, Bistrice, Muzine, Mesopotam, Finiq, Borsh, Coraj, Ftere, Piqeras, Lukove, Sasaj, Krekez, Shenvasi, etj.

OSHEE njofton më tej, se pjesa e brendshme e qytetit të Sarandës nuk është prekur nga kjo problematikë, por vetëm zonat e sipërpërmendura.

Njoftimi i plotë:

Mirembrema

Bistrica/Avari ne linjen e Kurum, disa zona te Sarandes jane pa energji elektrike

Për shkak të një avarie në linjën 35 kV Bistrica 1 – Bistrica 2, të kompanisë KURUM Internanational sh.a (keputje përcjellësi), kanë mbetur pa energji elektrike nënstacionet Saranda 1, Delvinë Livadhja dhe Bunec.
Pa energji janë aktualisht:

Sarande, Çuke, Metoq, Gjashte, Finiq, Bregas, Vrion, Vromero, zona të Delvines,
Livadhja, Konispol, Bistrice, Muzine, Mesopotam, Finiq, Borsh, Coraj, Ftere, Piqeras, Lukove, Sasaj, Krekez, Shenvasi, etj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko