Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se janë konfirmuar pozitiv për koronavirus tre raste të reja në qytetin e Përmetit.

Mësohet se ata janë djali dhe babai i arkëtares së OSHEE, e konfirmuar për Covid-19 tri ditë më parë.

Ndërkohë është konfirmuar pozitiv për virusin e ri edhe një tjetër arkëtare punonjëse e OSHEE së këtij qyteti.

Ditën e sotme u konfirmuan 82 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve.

Deri më tani në vendin tonë 83 persona kanë humbur betejën me koronavirusin, ndërsa 3188 janë të infektuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re