Skip to content

OSHEE i pret dritat “ALEAT” pasi nuk pagoi gjobën; qytetarët nuk aplikojnë dot për dokumenta

  • 23/06/2022

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Prej dy ditesh ne zyrat e ALEAT në Vlore nuk ofrohet shërbim për qytetarët.

 

Shkak është bërë ndërperja e energjisë elektrike nga ana e OSHEE. Vendimi u mor pasi ALEAT është debitor prej vitit 2020. Si rrjedhojë, pranë sporteleve janë shkaktuar radhë tek qytetarët të cilët presin të aplikojnë për dokumentat e identifikimit.

 

Shumë prej tyre kanë aplikuar për pasaporta me procedurë të përshpejtuar për shkak të kohës së limituar që kanë por janë penalizuar nga ndërprerja e energjisë.

 

Sipas burimeve pranë OSHEE, në tetor të vitit 2020 ALEAT nuk pagoi faturën e dritave.

 

Kjo gjë bëri që operatori i shëprnadjes t‘i priste energjinë. Në të njëjtin vit, kjo zyrë e rilidhi energjinë në mënyrë të paligjshme por që u kap nga elektricistët të cilët e gjobitën.

 

Gjobë, e cila rezulton e papaguar ende dhe që u bë shkak për ndërprejen e energjisë për të dytën herë. Lidhur me këtë problematikë zyra e ALEAT në Vlorë refuzoi që të jepte një përgjigje.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë