Një gabim i punonjësve të OSHEE-së, i ka vënë flàkën kabujve ne një pusete të transmetimit, duke rrezikuar djegien e më shumë se 30 makinave në zonën e Laprakës, pranë zonës së njohur si ‘dogana’.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ndërkohë që puseta e përfshirë nga flàkët ka dëmtuar edhe operatorë të tjerë interneti dhe transmetimit të televizioneve.

Mësohet se janë djegur kabujt e transmetimit të disa kompanive, mes të cilëve dhe Albtelekom, duke dëmtuar transmetimin e sinjalit të televizioneve dhe të internetit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re