Skip to content

OSHEE jep njoftimin e rëndëishëm për kryeqytetasit: Nesër do të ketë stakim të energjisë në këto lagje të Tiranës

OSHEE përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar të gjithë banorët e kryeqytetit se si pasojë e remontit në Nënstacionin Traktora, do të sjellë stakim të energjisë elektrike në disa zona në kryeqytet.

Njoftimi i plotë i OSHEE: Mirmbrema/Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 9 qershor

Per shkak të remontit të parashikuar në  NST Traktora, ku do të behet kalimi i kabllove të linjave 6kV të fiderave nga Konteineret Mobile tek çelat e reja, me stakim radhazi nga 2 ore secili prej tyre, nesër, datë 9 qershor do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë.

 Më poshtë oraret e kufizimit dhe zonat e prekura nga ky stakim:

08:00- 10:00

Kodra e Priftit, Shkozë

 09:00- 11:00

Kodra e Kokonozëve, Ish Parku Komunal, Pallate pranë Oxhakut, ish-Shkolla e  Bashkuar, Porcelani

10:00- 12:00

Zona prane Televizioni Neës 24, Garda

11:00-13:00

Zona prane Depos Ujit, zona pranë ish-Sanatoriumit, Zona prane ish-Uzina Traktorit, Shkoze (pjeserisht).

12:00-14:00

Zona prane ish-uzina Gjeologjike, Shkoze 2

 13:00-15:00

Pjesërisht zona Farkë

14:00- 16:00

Rruga “Todi Shkurti” (prane pallateve Grand).

 15:00- 17:00

Pjesërisht zona rreth Qytetit Studenti.

 15:00- 17:00

Arkivi, Shkoze 2,

/faxweb