Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në bashkëpunim me policinë e shtetit ne kukas ka nisur aksionin për verifikimin e sistemit të matjes dhe kontrollin për lidhjet e paligjshme. Përveç qytetit, aksioni është shtrirë edhe në fshatra. Sipas OSHEE çdo abonent, i cili ka ndërhyrë në sistemin e matjes do të përballet me drejtësinë. Dy vitet e fundit  “Lagjja e re” ka qenë në qendër të vëmendjes për sa i përket investimeve në rrjetin e shpërndarjes. Në këtë zonë informale te Kukësit, OSHEE vendosi 80 shtylla të reja të tensionit të ulët dhe të mesëm, si dhe është ndërtuar një kabinë e re elektrike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re