Skip to content

OSHEE njofton ndërprerje energjie, ja zonat që do të preken

OSHEE ka njoftuar të gjithë abonentët se në disa zona të kryeqytetit do të ketë ndërprerje energjie.

 

Sipas OSHEE, shkak për ndërprerejn e energjisë janë bërë punimet që po kryhen në disa nënëstacione.

 

Kështu në datë 4 e 5 prill, OSHEE ka bërë me dije se do të ngelet pa energji një pjesë e zonës së Kombinatit. Ndërprerja e energjisë do të variojë nga ora 08:00 deri në 16:00.

 

“OST, punime në N/St TEC Kombinat. Zonat dhe orari i stakimeve 4-5 prill📌Në kuader të investimit që po kryen OST me sistemimin e matjes, sot me 4 dhe 5 prill, do të punoje ne N/Stacionin TEC Kombinat nga ora 08:00 deri ne 16:00.  Zonat pa energji si me poshte 👇🏼📍4 prill / Qyteti Kombinat, Spitali, Zjarrfiksja, Subjektet Private Freeëing, Eurotrade, fshatrat: Kasallë, Vishaj, Damjan, Prush dhe Parafabrikatet✔️📍5 prill / Kombinat, Rruga Qelqit, Parafabrikatet, Fabrika e Duhanit, Vaqarr, Sharre dhe Shkolla Edukimit✔️”

 

Po krahas zonës së Kombinatit, OSHEE ka njoftuar se këtë të enjte do të ngelen pa energji edhe disa zona të tejra të kryqeqytetit.

 

Më poshtë oraret e stakimit dhe zonat pa energji:

09:00-15:00, pa energji rruga “Anastas Shundi”, rruga “Jordan Misja”, rruga “Njazi Meka”, rruga “Grigor Perlecev” , Yzberisht pjesërisht, rruga “Skënder Halili” pjesërisht, afër “Casa Italia”, Mëzez pjesërisht, rruga “Kongresi i Manastirit”, rruga “Belul Hatibi”, rruga “5 Maji”, rruga “Ferit Xhajko” pjesërisht