Kompania e Shpërndarjes se Energjisë Elektrike OSHEE, ka bere publike treguesit financiar per 9 mujorin e këtij viti, ku vërehet nje ulje e ndjeshme e humbjeve dhe borxhit, por ka rritje te arkëtimeve.
 
Duke ju referuar te dhënave, rezulton se humbjet kane zbritur ne nivele historike ne 19.8 % nga afro 50 % qe ishin para nisjes se reformës ne energji. Ky fakt ka ardhur si pasoje e luftës kundër informalitetit ne ketë sektor. Paralelisht arkëtimet jane rritur duke arritur ne 48 miliard leke, afro 3 miliard me shume se ne 2016.
 
Këta tregues kane bere qe kompania te reduktoje edhe borxhin qe ka ndaj te treteve. Ky tregues aktualisht është 49 miliardë leke.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re