Kompozitori Osman Mula ka marrë fjalen në Këshillin e Partisë Demokratike.

 

Osmani ka drejtuar akuza të forta ndaj qeverisë teksa tha se në Shqipëri mund të të bëjnë çdo gjë, madje sipas tij të vrasin ose të pshurrin derën e shtëpisë për kunjë.

 

Osmani tha gjithashtu se ndaj qeverisë shqiptare nuk ka kërkesë llogarie gjë që sipas tij nuk ndodh në vendet e huaja.

 

“Si mund të bësh karshillëk e të shesësh pordhe kur në çdo raport Shqipëria del sa më keq, nga dhoma amerikane e tregtisë që tha se pengohet rruga për në BE, jemi mbytur me informacione të rreme, ku nuk sheh një investim. Nuk u ndërtua një klasë të pasurish me para të pastra. As edhe një parametër normal nuk të garanton kjo qeveri, rendi për faqe të zezë. mund të vrasësh këdo, sido, kudo. Mund të të rrahin me gjithë gruan e vajzën në mes të ditës, mund edhe të të pshurrrin në derën e shtëpisë për kunj, çmimet rriten po qeverisa rrjeshton sukseset nëpërmjet zëdhënësit të saj, kur populli ankohet, ai afrohet e të thotë mundohu të hash me zor.Shiheni ku jetojnë ku bëjnë pushimet dhe shkollat. Blejnë median dhe një pjesë të opozitës. Jo kushdo ka të drejtë të kërkojë llogari se një pjesë e konsiderueshme e han bukën me turp. Mungojnë instrumentat për kërkesën e llogarisë. Këto i sheh gjithmonë në takim me të huajt”, tha ai ndër të tjerash në fjalën e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re