Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme, ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion ndërkombëtar humanitar në Turqi.

 

 

Mbështetja vjen në kuadër të ndihmës ndaj autoriteteve turke për tejkalimin e pasojave tragjike të tërmeteve të sotme.

 

 

Presidentja Osmani ka shprehur solidaritet të plotë me popullin e Turqisë dhe ka deklaruar se Republika e Kosovës do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e nevojshme.

 

 

Numri i viktimave në Turqi dhe Siri është rritur në 2701 ndërsa numri i të lënduarve mbi 11 mijë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re