Më 24 shtator, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës në fshatin e komunës së Zveçanit, Banjskë, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues.

 

Pesë ditë më vonë, përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiqit, i cili u mor në pyetjet sot nga prokuroria serbe në Beograd, por Osmani nuk beson se Serbia do ta dënojë apo ekstradojë atë tek autoritet e Kosovës.

 

“Natyrisht, gjëja e parë që ne e duam është që [shteti serb] t’ia dorëzojë Radoiçiqin dhe terroristët e tjerë Republikës së Kosovës, në mënyrë që drejtësia të vihet në vend. Serbia nuk ka histori të mirë për vënien e drejtësisë në vend”, tha Osmani të martën për televizionin amerikan CNN.

 

Ajo theksoi se “nuk ka asnjë rast kur kriminelët që kanë kryer krime lufte dhe gjenocid në Kosovë dhe Bosnjë që janë vënë para drejtësisë” në Serbi./REL/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re