Duke folur për komunitetin e komunave serbe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se vendi i saj nuk do të lejojë modele që do ta bënin Kosovën jofunksionale.

Ndaj, Osmani ka thënë se komuniteti i komunave serbe nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive.

Qëndrimi i saj i paraprin takimit me Lajçak, i cili tha më herët se një marrëveshje për bashkimin e komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të zbatohet, por shtoi se “asnjë person i arsyeshëm nuk dëshiron një Republika Srpska në Kosovë”.

Serbia dëshiron që pjesa e veriut të Kosovës ku jeton shumica serbe të marrë një status special – komuniteti i komunave serbe.

Qeveria e Prishtinës thotë se nuk i mohon të drejtat e serbëve në Kosovë, por refuzon të pranojë se komuniteti potencial serb ka ndonjë fuqi ekzekutive që mund të bllokojë qeverinë qendrore, nga frika e një skenari të ngjashëm me atë në Bosnje, ku Republika Srpska ka fuqi të bllokojë instancat më të larta shtetërore dhe qeverisëse.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko