Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe homologu i saj kroat Zoran Milanvic dënuan njëzëri aktet terroriste të Serbisë në veri të Kosovës.

 

Këto deklarata dy krerët e shteteve i bënë nga konferenca e përbashkët në Zagreb, ku Osmani po zhvillon një vizitë zyrtare dy ditore.

 

Gjatë fjalës së saj presidentja foli për provat që autoritetet e Kosovës kanë siguruar dhe që vërtetojnë autorësinë e shtetit serb në sulmet e 24 shtatorit në Banjskë.

 

Presidentja Osmani përsëriti thirrjen për sanksionim të Serbisë nga komuniteti ndërkombëtar

 

“Nëse nuk merren masa nga komuniteti euro atlantik, Serbia do të ndihet më e inkurajuar për të vazhduar me akte e sulme tjera me qëllimin përfundimtar, me atë që është dëshmuar nga të gjitha provat, aneksimi i veriut të Kosovës.”

 

Edhe presidenti kroat Zoran Milanoviç tha se Serbia duhet të përgjigjet për ngjarjet kriminale në veri të Kosovës.

 

ZORAN MILANOVIC

PRESIDENT I KROACISË

“Për t’u futur aty, duhet të kesh aprovimin e dikujt. Armët, trajnimet, xhirimet që kanë lënë, të gjitha këto prova kanë mbetur në dispozicion të Kosovës. Kroacia arriti të luftojë dhe të triumfojë ndaj Serbisë përgjatë historisë, natyrisht me çmim shumë të madh. Por tani jemi në vitin 2023.”

 

Gjatë takimit, dy krerët e shteteve diskutuan gjithashtu për situatën politike dhe të sigurisë në Evropën Juglindore dhe perspektivën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re