Federata Ruse është një nga palët që ka interes të mbahen të gjalla konfliktet në rajon, me qëllim që ndikimi i saj të mund të manifestohet më lehtë, deklaroi thotë ministri maqedonas i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

 

 

”Edhe pëshkallëzimi i fundit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut do të jetë i mirëseardhur për shumë faktorë të tretë, të cilët do të shohin mundësinë që këtu të ketë një konflikt permanent”, theksoi ai në një intervistë për radion ”Evropa e lirë”.

 

 

I pyetur nëse konsideron se shërbimi sekret rus i minon marrëdhëniet maqedono-bullgare, Osmani thotë se nuk ka informata të tilla të drejtpërdrejta.

 

 

”Unë nuk kam informata të tilla të drejtpërdrejta, megjithatë ka interes të vendeve të treta që të mbahen të gjalla konfliktet në këtë rajon, ndonjëherë edhe të ngrira, me qëllim që më lehtë të mund të manifestohet ndikimi në rajonin tonë”, tha ai.

 

 

”Kjo dihet prej kohësh dhe këtë ndikim e kemi parë në intensitete të ndryshme, në periudha të ndryshme të marrëdhënieve, jo vetëm mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, por në përgjithësi në Ballkanin Perëndimor”, theksoi ai.

 

 

”A është kjo në interesin tonë? Unë nuk mendoj kështu”, shtoi Osmani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re