Skip to content

Osmani pret sot në takim liderët e partive politike

Screenshot 2025 10 31 074545 696x496 1


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të presë në takim liderët e partive politike në vend.

Pas shumë muajsh ngërçi politik në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, vendi mbetet pa qeveri funksionale pasi në seancën e fundit dështoi formimi i qeverisë nga Albin Kurtin.lg.php?bannerid=544&campaignid=296&zoneid=162&loc=https%3A%2F%2Fkosovapress.com%2Ftentimi per formimin e qeverise osmani sot pret ne takim lideret e partive politike&referer=https%3A%2F%2Fkosovapress

E para e vendit në Kosovë, do të ketë takim konsultativ teksa ka bërë thirrje për marrëveshje politike mes subjekteve për të kaluar bllokadën shtetërore.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka hedhur poshtë mundësinë që të bëhet i mandatuar i radhës në rast se presidentja e pyet nëse ka shumicën, teksa nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu thotë se LVV do të dalë me qëndrim nëse do të ketë të mandatuar të ri pas takimit me Osmanin.

Kujtojmë se i mandatari i parë i LVV-së për kryeministër Albin Kurti mori 56 vota pro në seancën e fundit, teksa Presidentja pas dështimit të mandatarit të parë sipas Kushtetutës duhet të caktojë mandatarin e radhës në periudhën brenda 10 ditësh.