Në fjalimin e sj vjetor në parlament, presidentja Osmani tha se nuk do hiqet dorë nga veriu, nuk do u lihet në kontroll ajo zonë bandave serbe.

“Sundimi i ligjit është esencial për funksionimin e çdo shtylle të shtetit. Në fakt është parakusht për një gjë të tillë. Por, siç e dini, të nderuar deputetë, veriu i Kosovës vazhdon të jetë sfidë për shkak të pretendimeve territoriale që Serbia ka ndaj Kosovës e të cilat i shpreh nëpërmjet financimit dhe përkrahjes së strukturave ilegale kriminale. Por, ne jemi të vendosur që të krijojmë siguri e sundim të ligjit në çdo cep të territorit të vendit tonë.

Bandat kriminale nuk mund ta mbisundojnë dëshirën e qytetarëve tanë në veri për të jetuar të lirë në atdheun e tyre, në Kosovë”, ka theksuar gruaja që mban postin e presidentes.

Sipas saj, rendi e ligji në veri, do të thotë dhe mbrojtje e serbëve lokalë, atyre që nuk kanë asnjë lidhje me strukturat ilegale.

Puna e institucioneve të Kosovës për vendosjen e rendit dhe ligjit në veriun e vendit është edhe përpjekje për mbrojtjen e serbëve lokalë nga strukturat ilegale të organizuara në banda kriminale dhe të cilat kanë për synim presionin, frikësimin dhe kërcënimin e tyre.

Kosova është një dhe e tërë, atdhe i të gjithëve, pra edhe i qytetarëve të komunitetit serb, siç është dhe i të gjitha komuniteteve të tjera, ndaj e kemi obligim kushtetues të kujdesemi për ta nga veriu në jug, nga lindja në perëndim të Kosovës”, theksoi presidentja Osmani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re