Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani prit sot në nje takim admiralin e NATO-s, Stuart Munsch me të cilin diskutoi për situatën e fundit në veri.

 

Presidentja shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon ndërsa theksoi nevojën e marrjes së masave konkrete kundër Serbisë pas agresionit dhe sulmit terrorist nga grupet paramilitare dhe kriminale.

 

Osmani nënvizoi gjithashtu se Serbia duhet t’i tërheqe trupat e saj ushtarake nga kufiri me Kosovën, pasi ato përbëjnë rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon.

 

Ndërsa zëdhënësi i Bashkimit Europian Peter Stano përsëriti thirrjen ndaj Serbisë për bashkëpunim pa kushte në hetimin e sulmeve në Banjskë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re