Ndërkohë që Kategoria Superiore, ajo e Parë dhe e Dytë janë në një pikë të rëndësishme të sezonit në pritje për të dhënë verdiktet e tyre, në një fazë të rëndësishme të sezonit është e Kategoria e Tretë.

Këtë sezon për herë të parë në këtë kategori dhe në futbollin shqiptar po debuton edhe Osumi, skuadra më e re e qarkut të Beratit. Skuadra nga Ura Vajgurore nuk ka bërë ecurinë që prisni në klub dhe në gjashtë javët e para ka grumbulluar vetëm 4 pikë. Një fitore, një barazim dhe katër humbje e rendisin në vendin e parafundit në renditje këtë skuadër.

Edhe këtë javë, Osumi ka humbur në sfidën ndaj njërës prej kryesuesve të gript, Divjakës por duke bërë një paraqitje të kënaqshme. Ishte Hysni Kokosh që kaloi në avatazh në fundin e pjesës së parë Osumin me golin e tij. Kështu fraksioni i parë i lojës mbyllet në favor të skuadrës nga Ura Vajgurore porn ë të dytën ndodh përmbysja e divjakasve.

Divjaka ia del të shënoi tre gola me autor Malko, Gjata dhe Kaptiu që e mban Divjakën në vendin e parë me pikë të barabarta me Mirditën. Ndërsa Osumi lë poshtë vetes në klasifikim vetëm Shkëndijen që nuk ka grubulluam asnjë pikë./Berati.Tv

Kategoria e Tretë

Osumi 1-3 Divjaka

Shënues: Kokoshi 41’/ Malko 59’, Gjata 75’, Kaptiu 89’

Osumi: Kora, Kokoshi, Koka(Bregu 27’), Mema, Rizaj, Cenga(Muhameti 62’), Çoba, Topanji(Loce 46’), Gucaj. Tr. S. Çela

Divjaka: Shkurti, Sulko, Zhuta, Todo, Bano, Ibraliu, Prifti(Gjata 46’), Ndreka(Bajrami 46’), Kaptiu, Qose, Malko. Tr. Gj. Janko

Kartonë të verdhë: Kokoshi/ Ndreka, Malko

Gjyqtarë: Eg. Spahiu, Er. Spahiu, Xh. Roshi, A. Kadria(Tiranë)

Delegat: Sulejman Demollari (Tiranë)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re