Skip to content

Ovacione dhe duartrokitje/ “Shuplakë” politikës! Studentët thirrje në kor nga protesta para Ministrisë së Arsimit

protestaa 1 2

“Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Revolucion” janë disa nga thirrjet që po jehojnë në protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit.

Të rinjtë kanë mbushur rrugën e Durrësit, duke vijuar tubimin e tyre në kuadër të lëvizjes studentore që prej më shumë se dy javësh kundërshton qeverinë dhe kërkon ndryshime.

Me thirrjen “Studentët kërkojnë revolucion”, protestuesit po përsërisin kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa zërat e tyre dëgjohen përgjatë gjithë zonës ku po zhvillohet protesta.

Studentët vijojnë bojkotin e mësimit dhe kërkojnë që kërkesat e tyre të marrin përgjigje, ndërsa në mbështetje të tyre janë bashkuar edhe pedagogë.