Këshilli i qytetit të Oxfordit pritet të tërheq çmimin “Freedom of the City”, nga liderja de fakto e Mianmarit (apo Birmanisë), Aung San Suu Kyi, ngase nuk është përgjigjur ndaj krizës së refugjatëve Rohingya.
Një takim i veçantë i këshillit pritet të mbahet për të aprovuar vendimin për tërheqjen e çmimit nga Suu Kyi “në mungesë të përgjigjjes së saj” ndaj krizës.
Aprovimi mundshëm i mocionit përbën tërheqjen e parë të çmimit, tha një zëdhënës.
Suu kyi ishte nderuar me këtë çmim në vitin 1997 për përpjekjet e saja të gjata për demokraci.
Liderja Suu Kyi, ka përfunduar studimet në kolegjin Shën Hugh, që është pjesë e Universitetit të Oxfordit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re