Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në prag të vizitës së tij zyrtare në Francë, sot në Stamboll deklaroi se ai do të diskutojë me presidentin francez Emmanuel Macron mbi bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, industrisë së mbrojtjes dhe luftës kundër terrorizmit.
“Bashkëpunimi midis Turqisë dhe Francës është jetik për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar”, tha Erdogan, shkruan aa.
Në fjalimin e tij para mediave, Erdogan mohoi pretendimet për ndryshime në kabinetin e Qeverisë Turke. /KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re