Drejtoria e Burgjeve ka marrë masa shtesë në lidhje me situatën e Covid, dhe rrezikun e shtimit të infektimeve si pasojë e festave të fundvitit.

Mësohet se ëshët vendosur që familjarët të lejohen të takojnë të afërmit e tyre vetëm me test negativ Covid ose pasaportë vaksinimi.

Po ashtu edhe të arrestuarve apo atyre që futen në burg me vendim gjykatë u bëhet tamponi, pa kushtëzim, është për ato që kanë certifikatë vaksinimi. Vaksinimi është shtrirë në të gjithë IEVP, ku një pjesë e konsiderueshme e të dënuarve, e kanë bërë vaksinën anti-COVID.

Kujtojmë se këtë vit nuk do të ketë amnisti për të burgosurit dhe përgjatë këtyre 3 javëve pritet që të ketë fluks takimesh të famijarëve me të dënuarit e të paraburgosurit për shkak të festave.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re