Skip to content

“Pa bukë kemi mbetur… Më mirë t’kisha vdekur sesa t’i shoh fëmijët në këtë gjendje”

Screenshot 38 8

Jeton në një ngrehinë me qira në një zonë të largët të Kamzës. Kjo banesë këtu dikur përdorej për barin e lopëve, nuk është një shtëpi. Ama këtu e çon jetën Hankja, nënë e tre fëmijëve.

Screenshot 31 5

Ata janë të vegjël, jetimë. I ati ka ndërruar jetë disa kohë më parë.

Hankja na tregon se ishte dita më e vështirë e jetës së saj, kur i shoqi e la.

Nëna: Ka qenë dita më e vështirë për mua. Pas ikjes së tim shoqi, jam shumë e stresuar, ndjej shumë mungesë… hallet e vuajtjet e mia mos i përjetoftë njeri. Dua një natë t’i them të gjitha.

Screenshot 21 5

As shtëpinë me qira nuk e paguan dot kjo nënë. Nuk ka të ardhura, nuk ka punë. Në të shumtën e kohës qan. S’mund t’i blejë ushqim fëmijëve të saj të vegjël dhe shpesh herë një mendim ia nxë kokën… se jeta e saj është e padurueshme

Screenshot 33 4

Nëna: Jam në një shtëpi me qira, 100 mijë lekë në muaj. Ma paguan im atë, se unë 50 mijë lekë marr. Çfarë të bëj, të paguaj qiranë apo të ha bukë me fëmijët?

Pa bukë kam ndenjur… po çfarë të bëj, të ble një thes me miell, t’u blej librat fëmijët, çfarë të bëj?

Kur i shoh fëmijët në atë gjendje vetëm qaj. Nuk di se ç’tu jap, se çfarë t’u ndihmoj. Jam në mes të 4 rrugëve, sdi se ku të shkoj, se çfarë të bëj (qan). Më mirë të kisha vdekur sesa të shoh fëmijët në këtë gjendje. Më dhemb zemra, më dhemb shpirti.

Screenshot 29 7

Unë nuk ua plotësoj asnjëherë, por fëmijët janë të mirë, nuk kërkojnë shumë. Me ta kam fjetur dhe rrugëve.

Unë këkoj vetëm një strehim, një shtëpi të vogël dhe pak ushqim që të rris fëmijët. I lutem emisionit, Elvis Naçit, të vënë dorën në zemër e të na ndihmojnë… sepse unë nuk ka mundësi.