Një i ri shqiptar 23-vjeçar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap duke tregtuar lëndë narkotike.

Ai u pikas nga shërbimet e kontrollit gjatë monitorimit të grumbullimeve për të parandaluar ngjarjet kriminale në vend.

Gjatë kontrollit karabinierët konstatuan se i riu nuk kishte dokumente identifikimi dhe as leje qëndrimi në shtetin italian.

Në momentin e ndalimit ai mbante duart me nervozizëm në xhepin e pantallonave. Gjatë kontrollit policia i gjeti 21 doza kokainë të gatshme për t’u shitur brenda një pakete cigaresh.

Atij iu gjetën dhe sekuestruan 300 euro, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re