Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke treguar se po diskuton me kabinetin qeveritar për politikat e reja mbështetëse.

 

Në fokus të diskutimeve kanë qenë pagat e reja minimale apo edhe mbështetja për kategoritë e veçanta dhe pensionistët.

 

Kryeministri bëri të ditur, se në fokus ka qenë edhe mbështetja me strehim e mjekëve, ushtarakëve, policëve.

 

Pakoja e Madhe, e cila u shpërnda në fund të muajit dhjetor sipas Ramës ka ndikuar pozitivisht në jetën e qytetarëve dhe këtë ai e lidh me rritjen e konsumit.

 

Pavarësisht kësaj, kryeministri shprehet se duhet akoma dhe më shumë mbështeje sidomos për kategorinë që është me pagë minimale në sektorin privat.

 

“Fillimjavë të mbarë. Bëni kujdes me këtë flamën gripale që është vërdallë se e hoqa vetë dhe s’të bën për burrë sic thonë tironcit.

 

Nuk e kam ndalur komunikimin me skuadrën time, sidomos me financat për politikat e reja mbështetëse. Duke nisur nga pagat e reja minimalem, mbështetja për kategorinë e vecantë të skuadrave, mbështetja me strehim e mjekëve, ushtarakëve, policëve, paga tjetër për pensionistët. Na vjen mirë që pakoja e madhe ka lehtësuar ndjeshëm dhe vihet re edhe në rritje të konsumit. Pa diskutim që duhet akoma, sidomos me ata që punojnë me pagë minimale në sektorin privat”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re