Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruan 8 Marsin për të gjitha nënat, gratë dhe vajzat shqiptare.

Përmes një postimi në Facebook, ku shihet duke festuar me bashkëshorten e tij Aurela dhe shumë gra të tjera, kreu demokrat shkruan se kontributi më i madh për to është t’u japim mundësi të shpalosin potencialin e tyre.

“Pa gra të forta, nuk ka Shqipëri të fortë!”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Bashës.

LEXO EDHE: Festë apo protestë? Nga mënyra si nisi deri te tema e këtij viti, gjithçka duhet të dini për Ditën e Gruas! A ka një ditë ndërkombëtare të burrave?

Postimi i Bashës:

Pa gra të forta, nuk ka Shqipëri të fortë!

Mirënjohje për gratë, për nënat dhe motrat, falë sakrificës së të cilave jeta njerëzore bëhet më e bukur.

Kontributi më i madh për gratë dhe vajzat është t’u japim mundësi të shpalosin potencialin e tyre.

Nje grua e fortë, e pavarur dhe e lumtur është garancia për një familje dhe shoqëri të shëndetshme.

Të dashura zonja, kurrë mos e harroni fuqinë dhe vlerën tuaj. Ju jeni burimi i frymëzimit, dashurisë dhe forcës në shoqëri.

Gëzuar 8 Marsin!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re