Banorët e ‘Shallvareve’ në qendër të Tiranë kanë denoncuar sot në Fax News se nuk kanë asnjë vend ku të parkojnë makinën pasi policia bashkiake u vendos gjoba dy herë në ditë.

Edhe pse ekziston hapësira para pallatit për parkimin e automjeteve Bashkia ka vendosur një tabelë ndaluese që sipas banorëve është e padrejtë dhe nëse situata vazhdon kështu janë të detyruar të lënë shtëpitë e tyre.

Avokati Zaqi Islami, njëherësh dhe banor i lagjes tha se policia po u vë gjoba prej dy muajsh dhe vizitat e tyre sa vijnë e intensifikohen.

Islami u shpreh se nëse do përsëritet vënia e gjobave tani e tutje, banorët do të përplasen me policinë dhe nuk ekziston opsioni të ikin.

“Unë djeg makinën dhe shtëpinë, pa hoxhë nuk ikim”-tha ai.

Vjen Policia e Bashkisë cdo ditë dhe na vë gjoba, dy fleta gjoba mbajnë datën 8 nëntor dhe janë në mëngjes e tjetra në darkë. Pra brenda ditës dy gjoba. Gjoba në të njëjtin vend, është rast i pashembullt. Ne nuk ikim, ne do përplasemi me policinë, do djeg makinën dhe shtëpinë.

Pa hoxhë nuk ikim! Jemi në situatë lufte me Bashkinë e Tiranës, i kane intensifikuar shumë këto vizitat e gjobave, këta na vrasin me pushtet, të vinë ekspertë të fushës të na tregojnë zgjidhjen.

Nuk kemi vend parkimi në pallat.

Terrori që po ushtron bashkia, nuk jemi nën pushtimin gjerman”-u shpreh Islami.

Banorë të tjerë thanë se edhe bizneset nuk po lejohen të ushtrojnë sic duhet aktivitetin e tyre dhe kjo është sërish në dëm të komunitetit.

“Ka gati një muaj ose 2 që policia bashkiake vjen dy herë në ditë e na I vë gjobat me radhë, unë kam marrë 8 gjoba deri më tani. Të hiqet tabela kalim për këmbësorët, sepse ajo është kundër interesave të banorëve këtu.

Po na stresojnë se nuk kanë cfarë bëjnë tjetër. Pallat i vjetër, mbi 50 vite këtu, pa parkime, ka edhe biznese këtu që normalisht pengohen dhe duke mos na shërbyer neve prapë prekemi si komunitet.

Ekziston mundësia që edhe për këmbësorët dhe për automjetet të ketë vend mjaftueshëm. Janë bërë bashkë edhe nuk vrasin mendjen për njerëzit e thjeshtë, ne nuk po i kërkojmë bukë por taksat pse paguajmë“-thanë banorët.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re