Kryeministri Edi Rama është shprehur se pa Ibrahim Rugovën, Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk do të ekzistonte.

Në konferencën “Rugova dhe Perëndimi”, kreu i qeverisë theksoi se ish-presidenti i bëri Kosovës miqtë e mëdhenj, pa të cilët pushkët e UÇK-së nuk do të jehonin dot mbi Beograd përmes bombave të NATO-s.

Edi Rama: “Jemi për një zgjidhje paqësore të problemit të Kosovës, thoshte ai, Dhe nënvizonte ‘në bashkëpunim të plotë me miqtë ndërkombëtarë’. Ai jo vetëm nuk gabonte por në përvojën e tij që e krijonte përmes këtyre adresimeve lind edhe një trashëgimi të vyer për brezat e ardhshëm dhe pikërisht nga këmbëngulja gërryrëse e përroit që rrodhi urtësisht u bë e mundur edhe hapja e shtratit ku mori jetë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Dhe sot është më e qartë se kurrë se pa Ibrahim Rugovën s’do të kishte UÇK sepse pa luftën që ai filloi në paqe, nuk do të ishte arritur dot kurrë paqja e fituar me luftë.

Se pa miqtë e mëdhenj, që Ibrahim Rugova ia bëri Kosovës pushkët e UÇK-së nuk do të jehonin dot mbi Beograd përmes bombave të NATO-s.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re