Uzina e përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh u përfshi nga flaket mëngjesin e kësaj te mërkure.
 
Ngjarja ndodhi ne orën  07:20, ne repartin e “Koksit” dhe dyshohet se shkak u be amortizimi i pajisjeve.
 
Nje punëtor mbeti i plagosur. Fatmirësisht Vladimir Ymeri 53 vjeç është tashme jashtë rrezikut per jetën dhe ndodhet nen kujdesin e mjekeve.
 
Një tjetër punëtor qe ndodhej ne momentin e shpërthimit te zjarrit rrëfeu momentet e panikut.
 
Dëshmitari i ngjarjes deklaroi se jeta e punëtoreve te Uzinës është vazhdimisht  e rrezikuar.
 
Ndërkohe mjeket e spitalit bene te ditur se 53 vjecari i plagosur ka djegie ne shkallen 5 %  dhe ndodhet jashtë rrezikut per jetën.
 
Për disa minuta qyteti Ballshit u përfshi nga reja e madhe e tymit.
 
Zjarri u eliminua brenda 20 minutash fale ndërhyrjes ne kohe te zjarrfikësve. Banorët treguan se nuk janë të sigurt ne shtëpitë e tyre dhe fajësojnë uzinën e përpunimit te naftës qe vazhdon te punoje pavarësisht teknologjisë se saj mjaft te vjetruar.
 
Kryetari i bashkisë së Mallakastrës Agron Kapllanaj u shpreh se kompania është treguar hermetike ne dhënien  e informacionit dhe se nuk është hera e parë qe shfaqen probleme të tilla. Grupi hetimor i ngritur posaçërisht për ngjarjen, po punon për te gjetur shkaqet e përhapjes e shpërthimit te flakëve ne uzinën e përpunimit te naftës.
 
Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme me pamjet pas shpërthimit.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re