Ditën e sotme Rudina Hajdari ka publikuar tabelen e politikaneve per nga vjetersia e tyre ne pune.

Ajo që bie në sy është se ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i
Kuvendit Gramoz Ruçi kanë 28 vite në politikë, ndërsa presidenti Ilir
Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi kanë 27 vite.

Po ashtu vihet re që kryeministri ka hyrë në politikë 21 vite më
parë, ndërsa kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi 23 vite më parë.

Hajdari ka deklaruar më parë se është koha që në politikë të vijë një brez i ri.

‘Pa koment’, shkruan Hajdari krahas tabelës, ndërsa kujtojmë se
deputetja, njëherazi vajza e ish-liderit të dhjetorit Azem Hajdarit,
është futur në politikë dy vite më parë.






Previous articleNjihuni me Fatimen, fermeren që e nisi biznesin me dhi e cjap… për shkak të sëmundjes

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re