Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar një seancë të jashtëzakonshme për votimin e ndryshimeve në qeveri, e kërkuar nga kryeministri Edi Rama. Në një letër zyrtare për kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka kërkuar që të mbledhë ligjvënësit me qëllim shqyrtimin e dekreteve të shkarkimit dhe të emërimit të ministrave, brenda afatit të përcaktuar në pikën 2 të nenit 98 të Kushtetutës.

Më 31 Dhjetor, Presidenti Meta dekretoi shkarkimin e Gent Cakaj nga posti i ministrit të jashtëm dhe i Olta Xhaçkës nga posti i ministres së Mbrojtjes.

Po në këtë seancë të jashtëzakonshme, po votohet edhe emërimin e Olta Xhaçkës në postin e Ministres së Jashtme dhe Niko Peleshit në postin e Ministrit të Mbrojtjes.

Procedura e votimit po bëhet me kuti, jo në mënyrë elektronike me qëllim ndalimin e përhapjes së pandemisë, por në fakt deputetët nuk po i respektojnë masat parandaluese të distancës sociale, mbajtjes së maskës dhe qëndrojnë pranë njëri-tjetrit duke diskutuar apo përshëndeten me dhënien e dorës, veprime të ndaluara në këtë kohë Covidi. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re