Skip to content

Pa maskë e doreza, Monika Kryemadhi i qëndon besnike recetës së saj, kapet duke blerë “ilaçin” për koronavirus

moa

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është kapur duke blerë ‘ilaçin’ e koronavirusit sipas saj. Ajo është fotografuar duke bërë pazaret në një supermarket të Tiranës dhe gjithë vëmendjen e saj duket se e kanë marrë qepët e kuqe dhe hudhrat e njoma. 

Ajo që bie në sy është që Kryemadhi nuk ka përdorur as maska dhe as doreza, të cilat sipas autoriteteve duhen vendosur kur frekuentohen ambiente të mbyllura.

29545dc1 21d5 4787 9ccb 6a35b5d6e34a
Monika Kryemadhi

Pak javë më parë në një intervistë televizive, Kryemadhi tregoi ‘recetën’ e saj për të mbajtur larg koronavirusin. Sipas saj, të gjithë duhet të konsumojnë sa më shumë qepë dhe hudhra.