Një protestë është zhvilluar ditën e sotme nga disa banorë të Kombinatit, kundër prishjes së shtëpive të tyre, në kuadër të rindërtimit të shtëpive për banorët e prekur nga tërmeti.

I pranishëm në këtë protestë ishte deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këllici , i cili tha se janë rreth 370 familje që do të nxirren në rrugë deri në datën 1 dhjetor.

“Rrugën e keni parë vetë ccfarë gjendje është. Janë qindra familje që preken nga rindërtimi. Na u shit si projekt i siuksseshëm nga zv.Kryeministri. Janë qindra familje, rreth 370 që i kanë kërkuar të lirojnë shtëpitë brenda 1 dhjetorit. Janë me të sëmurë në shtëpi, me halle. Befas i vjen njoftimi që deri në datë 1 dhjetor duhet të dalin nga shtëpia. I kanë shtëpijat me 100m dhe i vjen kontrata me 20m. I keni me letra dhe fakte”, tha Këllici.

Nga ana tjetër, vetë banoret shprehen se njoftimi i ka ardhur vetëm dy ditë më parë dhe se nuk duan të lënë shtëpitë e tyre pa u kompensuar ekgzaktësisht me aq metra katrorë që kanë aktualisht.

Flasin banorët

Banorja: Unë e kam me certifikatë pronësie. Vendimi na vjen pardje dhe na thonë të dalim për 4 ditë. Kam 94m2. Më vjen letra ke 24m2. Ku të gjejmë shtëpi? Ku të shkojmë? Ka dëmtime tërmeti na thonë. Ne jemi shumë mirë, s’kemi dëmtime. Askërrkush nuk ka ardhur. Si ta marrim bonusin ? Ku te shkojmë? Nuk ka shpia.

Banorja 2: Është problemi këtu, neve nuk është se nuk jemi dakord për prishjen. Unë flas për veten time. Kam dy kate, kam një djalë të sëmurë që është invalid. Unë jam me gjithë burrin, burrin e kam me oksigjen. Unë u interesova që të marr dy hyrje, sepse nuk lë fëmijën rrugëve. Të takon ty se ti e ke në emr thonë. Unë se di ku të shkoj. Unë nuk i dal nga shtëpia, ta harrojë. Se të nxjerr djalin invalid në rrugë e vetë të rri në shtëpi, asnjëherë. Po që ka njerëz që kanë tre kurora, ku të shkojnë? Unë nga shpia nuk i dal. Erion Veliaj ta dëgjojë mirë, duam që të vijë e të ballafaqohet.

Banorja: unë kam 64m2, këta më japin 34m2. Pa më dhënë metrat e mija un ë nuk dal nga shtëpia. Pardje na ka ardhur njoftimi. Na kanë thënë në datë 1 shtëpia të jetë e liruar.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re