Në kushte të vështira ekonomike dhe në një banesë me qera, por që muajin tjetër duhet ta lirojnë edhe këtë banesë ku jetojnë. Kjo është situata në familjen Mekriznani në lagjen Rus të qytetit të Shkodrës.

Kryefamiljari Bardhyl Mekriznani, me lot në sy, thotë se i kanë hequr ndihmën ekonomike në muajin e fundit me pretendimin se ka një biznes, por kjo nuk është e vërtetë. Ai bën apel për ndihmë nga institucionet pëgjegjëse në Shkodër.

“Unë nuk shtëpi, nuk kam gjë, banesa. Do më ndihmoni sado pak. Ndihmën ekonomike e kanë hek. Nuk kam buke më hangër. Vini dorën në zemër dhe na ndihmoni. Më qiti zoti i shtëpisë. Gruaja mbledh nëpër kazan. Unë s’jam i zoti. Ca do bëj me atë pension, të hanë fëmijët apo të blej ilaçe? Ma hoqën ndihmën sikur kam biznese. Unë nuk kam biznese. Kam 3 fëmijë me i mbajt me hangër. Vuajtje e vuajtje. Ca bani ju? Vini dorën në zemër”– u shpreh kryefamlijari.

41-vjeçari jeton me gruan dhe 3 fëmijë, por jetesa në këtë familje bëhet çdo ditë e më tepër më e vështirë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re