Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në një metro në Itali pasi u kap me 185 gram marijuanë.

I riu u pikas nga policia italiane pasi sapo ai i pa ata ndryshoi drejtim. Lëvizja e papritur e djalit bëri që policia të dyshonte dhe ta ndiqte atë.

Sapo i riu pa policinë ai ndryshoi drejtim dhe hipi në metro. Ai u mundua të përzihej me turmën, por policia arriti ta arrestonte atë dhe ta dërgonte në komisariat.

28-vjeçari shqiptar me vendbanim në Milano, kishte me vete dy mbështjellëse celofani me 185 gram marijuanë, si dhe disa kartëmonedha të huaja, përfshi dhe shqiptare.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re