Pak ditë para protestës kombëtare të 20 shkurtit të thirrur nga opozita, “Rithemelimi” ka njoftuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar në datën 10 shkurt në orën 16:30.

Në mesazhin ndërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar bëhet e ditur se Këshilli Kombëtar do të mblidhet për të diskutuar rreth situatës politike në vend, por edhe aksionit opozitar, i cili do të kulmojë me protestën kombëtare të thirrur më 20 shkurt.

Kujtojmë që mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD do të jetë pa praninë e Sali Berishës, pasi ky i fundit ndodhet në arrest shtëpie prej datës 30 dhjetor 2023.

Sjellim në vëmendje se dy ditë më parë, opozita që mbështetët nga Sali Berisha dhe Gazment Bardhi zhvilloi një protestë para Parlamentit. Në këtë protestë pati edhe tensione pasi deputetët nuk u lejuan nga garda të futeshin në parlament.

Më pas tubimi u zhvendos në “rrugicën” poshtë pallatit të Sali Berishës, ku për herë të parë iu bashkua edhe Gazment Bardhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re