Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin i është përgjigjur kreut demokrat Lulzim Basha në lidhje me deklaratën e këtij të fundit, i cili tha se Edi Rama kërkon të krijojë një komision të posaçëm për të kontrolluar punën e SPAK.

Spiropali, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shprehet se sa të jetë Edi Rama dhe Partia Socialiste në pushtet, SPAK do të bëjë punën e vetë, ndërsa shton se nuk kanë asnjë punë me Prokurorinë e Posaçme.

Ajo gjithashtu i bën thirrje Bashës, të votojë Amnistinë Penale, duke i thënë “hajde nxirr nga burgu ata që i fute vetë”.

“Lulëzim Basha vazhdon i bie fyellit përgjumësh, fiks aty ku i binte kur ata që e dinin zgjuar i shkonin pas nga humbja në humbje dhe bërtisnin fitore! Lulëzim, hajde voto amnistinë të nxjerrësh nga burgu ata që i fute vetë duke i nxitur të bllokojnë rrugët se do rrëzohej Rama, se SPAK-u s’ka nevojë ta mbrojë kush as nga Edi Rama, as nga Partia Socialiste, pa të cilët SPAK-u as do kishte lindur! Sa të jetë Edi Rama dhe PS në qeveri, qeveria s’ka asnjë punë me SPAK-un dhe SPAK-u i ka duart e lira të bëjë punën e tij pa pyetur se kush qeveris e kush flet me vete në ballkon apo nëpër gjumë!”, shprehet Spiropali.

Deklarata e Bashës:

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, e cila sot po anatemohet nga të gjitha anët, por në asnjë anë më shumë sesa nga kryeministri i cili në fshehtësi bashkë me njerëzit e tij në parlament dëshiron të krijojë një komision të posaçëm për të mbikëqyrur SPAK-un.

Dëshirë që i është shtuar në veçanti pas ngjarjeve të fundit, siç është intervista e ish-zëvendëskryeministrit tashmë në arrati dhe në kërkim ndërkombëtar dhe dënimi me burg të ish-drejtorit të Kundërzbulimit të FBI-së për New Yorkun, Charles Mcgonigal.

Kësaj dëshire të çuditshme në fakt, i është shtuar së fundmi edhe shqetësimi i kryeministrit shqiptar për sjelljen e hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit në zyrat e shtetit.

Sigurisht për një njeri që ka rrahur gjoksin me të dyja grushtet se është autor i Reformës në Drejtësi, këto dy pohime janë shumë më problematike sesa të ulërijë në kupë të qiellit nga kupa e kokës kudër SPAK-ut apo BKH-s.

Janë domethënëse sepse tregojnë qartë se Edi Rama ka frikë nga drejtësia, i trembet drejtësisë dhe tani ka nxjerr gërshërët për të prerë këmbët dhe duart e drejtësisë. PD është në mbështetje të institucioneve të drejtësisë, PD është në mbështetje pa kushte të SPAK-ut, sepse PD beson se ky është shansi i vetëm për t’i dhënë fund pandëshkueshmerisë dhe për të sjell barazinë para ligjit për çdo shqiptarë kudo ku ndodhet.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re