Jo vetëm në Durrës, Lezhë dhe Tiranë, por tërmeti I 26 nëntorit ka lënë gjurmë edhe në fshatin Shullazë të Kurbinit.

Në këtë fshat janë dëmtuar disa shtëpi, te cilat jane bërë të pabanueshme.

E tillë është edhe banesa e Ndue Lalës, I cili është larguar bashkë me familjen në një shtëpi me qira.

I vëllai I tij ngre shqetësimin e se askush nuk ka ardhur për ti verfikuara dëmet në banesë.

Familja apelon për ndihmë, pasi asnjë insitucion nuk ka ofruar mbështetje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re