Ka përfunduar pa sukses takimi i naftëtareve me përfaqësues të firmës e cila ka në administrin uzinën e përpunimit të thellë të naftës në Ballsh. Gjatë takimit ka pasur premtime boshe dhe nuk është ofruar asnjë zgjidhje për pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës. Kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj, i pranishëm në takim bashkë me 5 specialistë të tjerë, ka konfirmuar se greva e urisë do të vazhdojë dhe paralel me të edhe protetat përpara uzinës dhe në qytetin e Ballshit.

Pjesë e takimit kanë qenë të njëjtët persona të cilët u afruan në mjediset e uzinës rreth dy muaj më parë dhe që premtuan nënshkrinin e kontratave me punonjësit, proces që nuk u finalizua asnjëherë. Sipas naftëtarëve këto takime janë tentativa për të prishur grevën e urisë dhe për të ndaluar protestat e tyre, por pa marrë një zgjidhje konkrete janë të vendosur të vazhdojnë. Ata shprehen se janë të gatshëm të marrin librezat e punës, por i duan të firmosur nga kompania, por këmbëngulin që kjo po bëhet e pamundur pasi nuk ka asnjë punonjës të firmës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re