Skip to content

“Pa të sot s’do ishim gjallë” 9 vjeçarja arrin t’i shpëtojë jetën nënës e babait nga asfiksia

Në zonën ku jetonin ata kishte patur mungesa të theksuara të energjisë elektrike, pasi një stuhi kishte sjellë dëme serioze në furnizim.

Kësisoj kryefamiljari kishte marrë një gjenerator të vogël për të mbajtur shtëpinë me energji elektrike, duke mos e ditur se gjeneratori do t’i rrezikonte sërish jetën atij dhe të gjithë familjarëve. Gjeneratori ishte vendosur në një vend jo të sigurt dhe gazi e tymi i nxjerrë prej aty kishte hyrë në shtëpi.

Kryefamiljari së bashku me të shoqen kishin thitur sasi të madhe të tymit (monoksid karboni), i cili ishte shpërndarë ‘qetësisht’ në shtëpi. Të dy burrë e grua nisën të humbasin ndjenjat. E para që humbi ishte gruaja, ndërsa i shoqi u alarmua. Fatmirësisht, shpëtimtarja e çiftit, u bë vajza e tyre 9 vjeçe. Ajo shkoi në dhomën ku po qëndronin prindërit dhe pa se edhe i ati po i humbte ndjenjat.

“Unë dëgjova babin kur bërtiti dhe tha se mamit i ranë të fikës”-tha Xhejlajn, 9 vjeçe.

Vogëlushja qëndroi e qetë dhe mori celularin e të atit. Ajo u tregua e zgjuar mjaftueshëm që të afronte celularin tek fytyra e të atit për të hapur çelësin e smartfonit. Menjëherë mori në telefon policinë dhe vetëm falë veprimeve të saj, të dy prindërit janë sot gjallë.