Në momentin që dyshja vendosi të mos ishte pjesë e familjes mbretërore ndoshta nuk i menduan mirë pasojat.

Pas vendimit të tyre erdhën me rradhë shumë pakënaqësi si nga Mbretëresha po ashtu dhe nga populli britanik.

Si fillim ato nuk do të kenë më titullin Sussex dhe si pasojë duhet
ta heqin atë nga të gjitha bizneset që kanë! Pas kësaj ato nuk do të
jenë më pjesë e asnjë evenimenti në emër të familjes mbretërore.

Arsyeja e largimit sipas Harryt ka qënë prania e tepërt e medieve në
jetën e tyre, njësoj si ndodhi dhe me mamanë e tij princeshën Diana.

Por së fundmi është konfirmuar dhe një lajm tjetër i cili ka të bëjë me jetën e çiftit. Populli britanik firmosi një peticion për mos të paguar më taksat për Meghan dhe Harryn.

Kjo gjë do të ndodhi në të njëjtën datë që ato do të heqin dorë nga çdo gjë që ka lidhje me familjen mbretërore, në 31 Mars të këtij viti.

Pas kësaj mesa duket për Meghan dhe Harryn nuk do të dëgjojmë kaq shumë!

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re