Skënder Gjinushi duket se do të jetë kryetar i Akademisë së Shkencave për një mandat të ri.

Mësohet se Akademia e Shkencave ka nisur në mënyrë të dyshimtë dhe pa transparencë procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri, por në garë është vetëm një kandidaturë, ajo e kreut aktual, Skënder Gjinushi.

Pa asnjë njoftim në media dhe në mënyrë të fshehtë nga pjesa tjerët e akademikëve, Gjinushi pritet të marrë sërish drejtimin e Akademisë së Shkencave, edhe pse kjo procedurë është kontestuar nga akademiku Artan Fuga.

Sipas Balkanweb mësohet se rreth 15 akademikë kanë votuar paraprakisht me zarf në një procedurë krejt të dyshimtë, ndërkohë që votat do të administrohen nga një komitet Ad-Hoc dhe jo nga një komision votimi, që duhej të ishte ngritur për këtë rast.

Burime sqarojnë mes të tjerash se akademikët Nestor Thereska dhe Ardian Civici kanë propozuar Gjinushin për kryetar, ndërkohë i vetmi zë kundër kësaj procedure të ndjekur është akademiku Artan Fuga. Ky i fundit mësohet se ka kundërshtuar procedurat që po ndiqen sot nga Akademia e Shkencave për t’i hapur rrugë kështu rikonfirmimit të Gjinushit si kryetar.

Aktualisht, zgjedhjet po zhvillohen pa praninë e mediave, në një qark të mbyllur që lë vend për shumë dyshime. Kujtojmë se projektligji që parashikon ndryshime në ligjin e 2019-ës “Për Akademinë e Shkencave” u prit me kritika nga opozita dhe shumë akademikë, për formulimin që lidhej me mandatin e kryetarit të ASH-së. Me këto ndryshime iu hap rrugë rikonfirmimit të Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re