Deputeti i partisë Demokratike, Dashnor Sula ka bërë thirrje që të gjithë demokratët të bashkohen. Pa u bashkuar -tha ai- jemi të mbaruar.

Në një deklaratë për mediat, Sula u shpreh se nëse deputetët e PD, qoftë ata që mbështesin Berishën, apo ata që mbështesin krahun tjetër të kësaj force politike nuk gjejnë gjuhën e përbashkët, atëherë përçarja është e paralajmëruar edhe për zgjedhjet e 2025.

“Duhet të kemi parasysh një gjë, duhet të kemi përgjegjësi për humbjen e 14 majit dhe duhet bërë një analizë. Unë nuk kam thënë bashkëpunim, bashkim. Edhe para 14 majit kam kërkuar një armëpushim.

Mendoj dhe gjykoj që është momenti që të reflektojmë nga i pari tek i fundit. Tregoi që përçarja është fatal për opozitën. Përvarja është diçka e paralajmëruar edhe për 2025 nëse nga i pari deri tek i fundit nuk i thërrasin mendjen dhe të vazhdojnë me emocione dhe me mendje të nxehtë”, tha Sula.

“Unë nuk gjykoj me emocion dhe po ju them që nga Berisha, Basha dhe kushdo kanë kontribut. Tani është momenti i bërjes së analizave dhe të gjitha duhet të kuptojnë që pa u bashkuar jemi të mbaruar”, tha me tej deputeti i PD.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re