Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, edhe njëherë ka deklaruar se operacioni do të vazhdojë deri në neutralizimin e terroristit të fundit, raporton AA.
“Ky operacion do të vazhdojë deri në neutralizimin e terroristit të fundit të organizatës terroriste e cila është pajisur me 5 mijë kamionë dhe 2 mijë avionë me armë”, tha Erdogan.
“Së pari do t’ua thajmë rrënjët terroristëve pastaj zonën do ta bëjmë të përshtatshme për jetesë të 3,5 milionë sirianëve që kemi strehuar”, theksoi presidenti turk.
Erdogan gjithashtu është shprehur “Nga Munbixhi vazhdojmë përgjatë kufirit tonë. Rajonin tonë do ta pastrojmë plotësisht nga kjo e keqe”.
Erdogan tha se vendi i tij nuk dëshiron territore të atjeshme, por të vendosë drejtësinë.
“Ajo që ne duam atje nuk janë territoret, por vendosja e drejtësisë. Në vendin tim jetojnë 3.5 milionë sirianë. Atë që duam është t’u mundësojmë këtyre njerëzve të kthehen në atdheun e tyre”, tha Erdogan.//


