Një vajzë 8 vjeçare i ka shpëtuar mrekullisht të ftotit dhe temperaturave të acarta në një pyll të dendur, në kufirin mes Gjermanisë e Çekisë. Për dy ditë me radhë policia së bashku me qindra banorë nisën të kërkojnë për Xhulia Slegers (Julia Sleegers) e cila ishte shkëputur nga familja e saj, duke humbur në pyllin pranë malit Çerchov.

Policia bavareze nisi kërkime, por në fakt vogëlushen arriti ta zbulojë një punonjës çek i pyjores. Autoritetet gjermane shpjeguan se vajza u gjet jo shumë larg qytetit të Ceska Kubice-s, pranë një kulle vrojtimi. Punonjësi 31 vjeçar i quajtur Marin, tregoi për median e huaj

“Vajza ka qenë mjaft e aftë. Kur e pamë, nuk po i besonim syve. Ajo ishte ulur afro 10 metra larg nesh në barin e gjatë. Është një mrekulli që mbijetoi. Kur iu afruam ajo ishte në shok dhe menjëherë na pyeti për prindërit. I sigurova asaj se prindërit ishin mirë dhe se së shpejti, ajo do t’i takonte”

Vajza ishte prekur nga hipotermia. U dërgua në spital dhe tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Autoritetet ende janë të paqartë sesi një vajzë 8 vjeçe arriti të mbijetojë në një pyll aq të dendur e me temperatura të acarta. Madje kur u bënë kërkimet për vajzën, oficerët e policisë refuzuan ofertat e shumë vullnetarëve që donin të ndihmonin në gjetjen e 8 vjeçares, kjo për shkak të frikës se ndonjëri/ra prej tyre mund të humbiste në pyll.

Xhulia humbi së bashku me të vëllanë dhe kushëririn të dielën, teksa familje kishte shkuar për pushime në pyll. Vëllai e kushërira e Xhulias u gjetën që të dielën, por 8 vjeçarja dukej sikur ishte ‘zhdukur’.

Për gjetjen e vogëlushes kërkuan qindra oficerë gjermanë e çekë, zjarrfikës, helikopterë e 40 qenë të trajnuar, raportoi DPA.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re